Pacolli vjen në Çair për t’i ndërtuar garazhet, Ganiu thotë se u vonuan për shkak të procedurave burokratike

TË FUNDIT

Garazhet në kate ishin në “kontratën” e Visar Ganiut të cilën e prezantoi para katër vjetëve.
I mori votat me premtimin se këto garazhe do të ndërtohen brenda mandatit, por ato nuk u ndërtuan.
Tani në fund të mandatit, kur kanë ngelur më pak se dy muaj deri në zgjedhjet komunale, kryetari Ganiu u takua me Behgjet Pacollin, drejtorin e kompanisë Mabetex për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e garazheve në kate.
Por a është i njoftuar Pacolli se ky projekt një herë ka dështuar, e nuk është hera e parë që e dëgjojnë qytetarët e Shkupit.

“G: Këtë projekt me garazhe në kate e kanë dëgjuar qytetarët e Shkupit edhe para katër vjetëve. Çka siguroni ju që ky projekt nuk do të dështoj kësaj radhe?
P. Unë besoj se njerëzit nuk janë njëjtë. Unë njihem si njeri që përmbush premtimet e veta gjithmonë. Jam i bindur se ky takim këtu dhe nënshkrimi im absolutisht do të realizohet në kohë të paraparë”.

Ganiu tha se garazhet nuk u ndërtuan deri tani për shkak procedurave burokratike.

“Unë kam përmendur disa herë që garazhet deri më tani kishin qenë punë e harruar në qoftë se kalonin me kohë planet detale. Planet detale nuk varen vetëm prej punës së Çairit, por prej Qytetit të Shkupit, por edhe ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe jo rastësisht në këtë drejtim nuk kam fjetur por vazhdimisht kemi luftuar për me arritur te ai qëllim”, deklaroi Ganiu.

Sipas Ganiut problem me garazhe kanë edhe qytetet tjera jo veç komuna e Çairit.
Ndryshe Pacolli tha se ky investim do të kushtoj 50 milionë euro dhe se punët do të zgjasin dy vjet e gjysmë.