Në Qendrën amerikane për kontroll të sëmundjeve dhe profilaktikës kanë vërejt se pacientet më diabet me koronavirus kanë gjashtë herë më shumë nevojë për hospitalizim, derisa rreziku i vdekjes te ta është rritur për 12 herë.
Sipas hulumtimit të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko të publikuar gjatë fundjavës në portalin Medikas ekspres, shkencëtarët kanë analizuar statistikë për vdekshmërinë gjatë kohës së disa muajve të pandemisë. Sipas tyre, diabeti është në vendin e dytë sipas rëndësisë së komplikimeve pas atyre të zemrës.
Autori i hulumtimit, Përkash Didvanja, mjek i mjekësisë në Universitetin në Kalifoni konsideron se sëmundjet vënë në dijeni se duhet të zhvillohen “masa urgjente dhe serioze për kontroll të sëmundjeve nga koronavirusi”.
Shkencëtarët konsiderojnë se gjatë mjekimit në kushte të pandemisë, mjekët e humbin kontrollin mbi gjendjen e pacientëve.
Vizita e diabetikëve në ambulanta është ulur për 10%.
