Pa test PCR dhe pa karantinë, nga e premtja kalim i lirë në kufijtë e Maqedonisë së Veriut! Më 1 korrik hapen aeroportet

TË FUNDIT


Nga dita e premte, 26 qershor, nëse hyni në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë e nevojshme të tregoni test negativ PCR dhe të shkoni në vetizolim 14 ditor.

TV21 nga burime qeveritare mëson se në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar këto dy masa që ngjallën shumë reagime, sidomos tek mërgimtarët, të cilët dëshirojnë të vijnë për pushime në vendlindje.

Qeveria po ashtu ka vendosur që nga data 1 korrik të hapet edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti “Shën Apostull Pavle” në Ohër.

Nga 26 qershori po ashtu hiqet edhe ndalesa për transport të organizuar./TV21