Prolongohet seanca e Komisionit ku duhej të vërtetohet cila sindikatë është reprezentative dhe me atë të ketë të drejtë të jetë pjesë e Këshillit ekonomiko social. Sipas informacioneve të TV21 nga një përfaqësues i Qeverisë dhe Organizatës së punëdhënësve nuk kanë mundur të jenë prezent andaj është propozuar termin i ri për mbajtjen e takimit në fillim të javës së ardhshme. Përndryshe, prolongimi në opinion e hapi çështjen nëse pushteti po blenë kohë që të mund të kryej presion shtesë ndaj organizatave të caktuara sindikale që të dalin nga LSM, që në këtë mënyrë sindikata ta humb të drejtën për përfaqësues në KES, diçka për të cilën një kohë të gjatë akuzon LSM.
“Sot për fat të keq punëtorët ndoshta nuk kanë problem aq të madh me Qeverinë dhe punëdhënësit se sa kanë problem me disa sindikalistë që punojnë në dëm të tyre, punojnë që paga minimale të mos rritet, punojnë që të mos ketë përfaqësim dhe punojnë që të kryhet sulm në organizatë sindikale, posaçërisht në nivel lokal dhe në disa ministri duke menduar se në mënyrë të tillë të gjunjëzimit para funksionarëve apo në kabinetet e funksionarëve do të arrijnë diçka, por në dëm të punëtorëve. Nga gjunjëzimi dhëmbin vetëm gjunjët”, tha Trendafilov.
LSM për shkak të presioneve i informoi organizatat sindikale europiane dhe ndërkombëtare që i dhanë mbështetje. Përndryshe, beteja në lidhje me atë se kush do të ulet në Këshillin ekonomik social është për shkak se ky trup jep propozime për një seri vendimesh qeveritare, mes tyre edhe lartësia e pagës minimale. Pikërisht kjo çështje ishte temë e nxehtë në opinion ku ashpër u përballën LSM dhe Qeveria. Përveç për lartësinë e pagës minimale, për çka para dy ditëve protestoi LSM, nga kjo sindikatë akuzuan se vendimi për harmonizimin ligjor të pagës minimale që bëhet një herë në vjet është sjellë në mënyrë joligjore për shkak që LSM nuk ka përfaqësim në sindikatë, për shkak se Qeveria i tërhoqi anëtarët, kështu që me emërimin e ri u prolongua formimi i Komisionit. Nga Qeveria thonë se harmonizimi është ligjor.
“Por ligji çfarë parasheh, paragrafi 5 neni 4 i Ligjit për pagë minimale thotë se ministri për punë dhe politikë sociale pas mendimit të dhënë paraprakisht nga Këshilli social-ekonomik e publikon plagën minimalebruto, të harmonizuar në përputhje me paragrafin 1”, dekalroi Trendafilov.
“Absolutisht është ligjor dhe vlerësoj se më tej është lënë hapësirë në atë dialog social që është me tre palë- qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat, nëse arrijnë marrëveshje këto sindikata përfaqësuese, ne do ta respektojmë si Qeveri”, tha Risteski.
Përndryshe pas një kohe të gjatë në opinion u paraqit ish kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski, i cili pas tetë viteve që nga ndërrimi i tij, pohon se duhet të kthehet në postin e liderëve për shkak se ka vendim gjyqësor për këtë. Në ndërkohë, nga ndryshimi i tij deri më tani, LSM kishte dy liderë, përkatësisht dy cikle zgjedhore.
