“Pa ndryshime kushtetuese, negociatat do të ndalen”, Gir paralajmëron, analistët optimistë se ndryshimet do të bëhen

TË FUNDIT

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, pra nëse nuk sigurohet shumica prej dy të tretave në Kuvend, procesi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në me shumë gjasa do të ndalet, paralajmëroi ambasadori i BE-së Dejvid Gir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Skriningu ka filluar dhe kemi atë që quhet konferencë ndërqeveritare me të cilën ka nisur i gjithë procesi. Kur të përfundojë skriningu në këtë fazë kalojmë në pikën tjetër që është e nevojshme për të pasur një konferencë tjetër ndërqeveritare. Mbajtja e asaj konference ndërqeveritare varet nga kjo marrëveshje dypalëshe mes dy palëve. Natyrisht, është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut ta ndryshojë Kushtetutën, edhe pse ju tashmë keni një histori të mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe kjo do ta definojë më tej. Por çfarë ndodh nëse nuk shkon përpara? Skenari më i mundshëm do të jetë që procesi i negociatave të ndalet këtu”, tha Dejvid Gir, ambasador i be-së në RMV.

Por nisur nga situata aktuale politike, cilat janë shanset për të siguruar një shumicë prej dy të tretash? Sipas analistit Albert Musliu, emocionet do të ulen dhe sipas tij kjo është e mundur, sepse nuk ka pasur rezerva për përfshirje në Kushtetutë të malazezëve, kroatëve, madje edhe egjiptianëve.

“Do të isha i lumtur nëse kjo do të ndodhte. Në fund, ne do ta hapim Kushtetutën, nëse jo për bullgarët, për komunitetet e tjera më të vogla, dhe do të mbetet një ndjenjë e keqe për diçka që duhet të mirëpritet në shoqëri, sepse ne jemi një shoqëri e tillë, e larmishme, ku të gjitha komunitetet më të vogla dhe më të mëdha duhet të ndjehen të përfshira në të gjithë procesin. Me sa i kuptoj shifrat, numri për dy të tretat nuk është shumë i lartë”, theksoi Albert Musliu, analist politik.

Përpjekjet për ndryshime kushtetuese për zhvillimin e kushtetutës janë bërë që nga viti 1991 dhe është siguruar shumica. Por, kokëfortësia e disa partive politike si opozita, kushtëzimi me referendum dhe instrumente të tjera po e zvarrit problemin dhe mund ta komplikojë, thotë ish-gjykatësi kushtetues Trendafil Ivanovski.

“Mendoj se vlerësimi, nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, rruga për në Maqedoni është e mbyllur për BE-në, është i ekzagjeruar dhe nuk është efektiv. Nëse ka vullnet politik, nuk është problem të parashikohet ndryshimi i Kushtetutës. Ky ndryshim kërkon vullnet. Për këtë vullnet duhet të binden të gjitha subjektet politike dhe nëse kanë edhe pikën më të vogël të ndërgjegjes, nuk duhet të ketë dilema për të kryer ndryshimin e Kushtetutës”, pohoi Trëndafil Ivanovski, ish-gjykatës kushtetues.

Duke e parë situatën në shoqëri, Ivanovski shton se procesi në klimën ndërkombëtare duhet të ketë një bindje të përgjithshme dhe një qëndrim më aktiv nga ana e vetë Qeverisë, për të pranuar biseda me opozitën në mënyrë që ndryshimi kushtetues të mund zbatohet për dy apo tre muaj.