Osmani tregon se cilën formulë mbështet RMV-ja në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se nuk duhet të bëhen analogji mes konfliktit Rusi-Ukrainë dhe konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Osmani theksoi se RMV-ja mbështet formulën e dy shteteve në si zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinezë.

“Mund të tregoj se cili është qëndrimi jonë për konfliktin izraelito-palestinez. Ne jemi për konceptin e dy shteteve dhe këtë koncept, ky qëndrim është i MPJ-së, që komunikohet në çdo formë. Kemi raporte të mira me Izraelin, nuk kemi raporte diplomatike me Qeverinë në Palestinë, mirëpo përkrahim formulën e dy shteteve si zgjidhje përfundimtare”, tha Osmani.