Osmani realizoi video – takim me Varhejin

TË FUNDIT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot përmes video-konferencës mbajti takim me Oliver Varheji, Eurokomisioner për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, ku biseduan për aktivitetet e Qeverisë dhe Shtabit koordinativ në ballafaqimin me sfidat nga epidemia KOVID-19, si dhe mundësitë për bashkëpunim të thelluar në këtë drejtim me institucionet e BE-së.

Siç kumtoi SÇE, dy bashkëbiseduesit u përqendruan edhe në ndihmën urgjente që BE-ja do t’ia ndajë vendit tonë.

Në vazhdim, Varheji theksoi se si vend – negociues, Republika e Maqedonisë së Veriut fitoi qasje edhe deri tek Fondi Solidar Evropian, prej ku, së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë përkatëse do të shpërndahen mjetet për ballafaqim të solidarizuar me sfidat e COVID 19.

Osmani dërgoi edhe falënderim personal deri te eurokomisari Varheji, për kontributin e tij personal për vendimin për negociatat qasëse me BE-në.