Osmani për nisjen e negociatave në qershor: Do të punoj ditë për ditë, javë për javë

TË FUNDIT

Në brifingun me gazetarët, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke folur për mundësinë e nisjes së negociatave në qershor, deklaroi se do të punojë pa ndërprerë për të realizuar këtë qëllim.

Osmani tha se nuk duhet të lëmë hapësirë kësaj pyetje për të hyrë në konflikt të ngrirë.

“Unë do të punoj ditë për ditë kuptohet kam mundësi për këtë, javë për javë pa dhënë afate të gjata. Mendoj se jemi meritor për negociatat, kërkojmë diçka që është e jona dhe që e meritojmë dhe konsideroj se nuk duhet lëmë hapësirë kësaj pyetje për të hyrë në konflikt të ngrirë”, theksoi Osmani.

Ai nënvizoi se vendosja e historisë si kriter për anëtarësim në BE ishte qasje joracionale dhe është qasje që nuk e pranon vetvetiu edhe BE./TV21