Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin Bullagr, me të cilën Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani tha se do të mbrojë me forcë interesat kombëtare shtetërore.
“Më besoni, ne kemi një strategji, ne e dimë se çfarë po bëjmë. Ne kemi vija të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe unë qëndroj i vendosur në mbrojtje të këtyre interesave. Ashtu siç kemi arritur me zgjuarsi një datë për fillimin e negociatave, kështu do të fillojmë negociatat. Unë duhet të shpreh keqardhjen time që memorandumi bullgar devijon nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë, e cila thotë se Bullgaria do të mbështesë vendin në integrimin në BE”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme./TV21
