Osmani pas takimit me Lajçakun: S’do të lejojmë që integriteti territorial i Kosovës të jetë pjesë e dialogut

TË FUNDIT

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se patën patën një diskutim shumë përmbajtësor me Lajçakun.

Osmani u shpreh se e bëri të qartë në emër të institucioneve të Kosovës, në emër të presidencës, që për Kosovën procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojnë interesat e veta të qytëtarëve të Kosovës në një proces qe duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë e Kosovës dhe kushtetutën aktuale të Kosovës.

“Është me rëndësi se kur të zgjedhet qeveria e presidenti, të gjitha informatat për këtë proces ti drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që marrëveshjet qe janë arritur të shikojmë se ku kemi arritur me zbatimin e tyre.”, u shpreh Osmani.

U.d e presidentit deklaroi se nuk do të lejojnë që integriteti territorial i Kosovës të bëhet pjesë e dialogut.

“Sa përket qasjes tonë të re mendojmë se duhet të hapet një kapitull i ri, në radhë të parë duhet të respektojmë vijat e kuqe qe vendosen nga parlamenti, të cilat nuk lejojnë që të preken kufijtë e Kosovës, që integriteti territorial i jonë të bëhet pjesë e dialogut dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të diskutohet, sepse Kosova e ka përmbyllyr statusin e saj me 2008 një herë e përgjithmonë, nuk kemi cfarë të negociojmë. Duhet të jemi një zë me opozitën për proceisn e dialogut.”, tha tutje ajo.

Osmani shtoi se pret që dialogu Kosovë-Serbi të jetë i barabartë për dy vendet.

“Do të punojmë afër me opozitën shoqërinë civile, qytetarët e mediat”.

Kërkesa jonë për drejtësi për qytetarët tanë do ta themi gjithmonë në Bruksel? Sepse atëherë kur ka drejtësi mund të ketë paqe të qëndrueshme në gjithë rajonin tonë. Presim që dialogu të jetë i barabartë për dy vendet, presim rol të përbashkët të BE dhe SHBA-së”.”, u shpreh tutje Osmani, shkruan rtv21.tv