Voziste me 188 km/orë, shtetasit serb i konfiskohet “Porsheja”

TË FUNDIT

Gjatë ditës së djeshme, një shtetas i Serbisë është privuar nga liria pasi në segmentin rrugor ku shpejtësia e lejuar ishte deri në 100 km/orë, ai po drejtonte makinën me 188 km/orë. Për shkak të kundërvajtjes së kryer, automjeti është konfiskuar, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm

“Sot (18.06.2026), në orën 18:20, në autostradën Kumanovë–Shkup, te nyja “Rafineria”, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit e kanë privuar nga liria B.S. (30) nga Republika e Serbisë.

Gjatë kontrollit rrugor, të realizuar me radar, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Porshe” me targa serbe, të drejtuar nga B.S. Pas matjes së kryer është konstatuar se shoferi lëvizte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në segment rrugor ku me shenjë rrugore shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë.

Për shkak të kundërvajtjes së kryer, automjeti është konfiskuar, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.