Kryetari i Institutit Nacional Demokratik, Derek Miçëll, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Vendit për të pranuar refugjatë nga Afganistani. Në Twitter, Miçëll ka shkruar se “IND përshëndet kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tij për të pranuar civilë afganë, të cilët jetën e tyre ia kanë kushtuar shoqërisë së qetë, multietnike me të drejta të barabarta për të gjithë. Ky lidership dhe solidaritet është ajo që kërkohet në kohë krize”, shkroi kryetari i organizatës joqeveritare amerikane e cila i kushtohet zhvillimit të demokracisë në vend. Ai paraprakisht ka përgëzuar edhe Shqipërinë dhe Kosovën për vendimin për të pranuar refugjatë./TV21
