Osmani kujton vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën: Kush u mundue për nder, nder ka me gjetë

TË FUNDIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Presidentja Osmani ka publikuar një Facebook një thënie të Jusuf Gërvalles.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”.

Më 17 janar 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët./21Media