Osmani: Kosova, e gatshme t’i bashkohet BE-së

TË FUNDIT

Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së. Kështu ka deklaruar Presidentja e Kosovës një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach.

Por ajo ka shtuar e Kosova ende has në shumë telashe sa i përket procesit të anëtarësimit në BE për shkak të pesë shteteve mosnjohëse të Kosovës.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.

Sipas saj kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Më tej e para e vendit ka folur edhe  për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.