Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

TË FUNDIT

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime.

Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një grafe të tillë ka bërë që të keqpërdoren vendet e punës që kanë qenë të caktuara për komunitetet jo shumicë në vend.

“Mendoj se duhet të qendrojë grafa për përkatesinë etnike në letrnjoftime. Sepse mungesa e saj bëri që të keqperdorët gjatë konkurseve për vendet e punës”, tha Osmani.

Por shtoi se kjo duhet të shqyrtohet edhe në kontekst të Marrëveshjes së Prespës.

“Por duhet ta kemi parasysh se këto ndryshime duhet të jenë në suaza të Marrëveshjes së Prespës”, shtoi ai.

Ndërkaq vlerësoi se është mirë të vendoset etnia dhe në rast se vendi bëhet anëtare e BE-së, atëherë mund të shqyrtohet fakti se sa ajo është në kundërshtim me rregulloret e saj.

TË NGJAJSHME