Sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar kopjen e dekoratës ”Urdhëri Hero i Kombit”, familjes së heroit të kombit Agim Ramadanit, veprimtarit e luftëtarit të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Osmani tutje ka treguar edhe historinë e kësaj dekorate ”kjo dekoratë i ishte dhënë Agim Ramadanit nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën me 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Spahiu.
Fatkeqësisht medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacionit aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla”. Presidentja tutje në Facebook ka shkruar se duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit kanë ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizëm e kanë mundësuar ta preknim lirinë.
Agim Ramadani ishte njëri ndër komandantët më të shquar të UÇK-së, i cili në betejën e Kosharës ka bashkuar shqiptarët si dhe krijoi shpresën për çlirimin e Kosovës./21Media
