“E BDI do të shkojë në opozitë. Pse jo BDI në opozitë, pse jo BDI në opozitë”.
Me këtë deklaratë të ish liderit të LSDM-së Zoran Zaev, me partinë e të cilit janë në koalicion qeverisës zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani iu kundërpërgjigj opozitares VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet, nuk do të koalicionojnë me BDI-në.
“Pas zgjedhjeve një gjë është e sigurt dhe ajo është se me BDI-në nuk do të ketë Qeveri”, kështu është shprehu Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Osmani u shpreh se deklaratat e këtilla po nxisin tensione ndëretnike, ndërsa qëllimi kryesor është që të fitohen pikë politike. Ai shtoi se shqiptarëve nuk do të ju mungojë asnjë qime derisa është Ahmeti.
“Kjo nuk është hera e parë, unë i kujtoj deklaratat e Zaevit kur nëpër mitingje thoshte “pse jo, BDI në opozitë” BDI të shkoj në opozitë edhe e dini si ishte epilogu. Me të vërtetë kjo mënyrë e shkaktimit të urrejtjes ndëretnike me qëllim që të shfrytëzohet për poena politikë është shumë e rrezikshme për një shtet multietnik si RMV. VMRO-DPMNE-së mund t’i them vetëm se përderisa është BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do të ju mungojë asgjë, kështu që të gjitha kërcënimet janë të pavlera”, iu përgjigj Osmani.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski gjithashtu tha se programi i tyre mund të harmonizohet me atë të opozitës shqiptare. Izet Mexhiti nga Lidhja Euopiane për Ndryshim i pyetur për këtë deklaratë të Nikollovskit tha se ata s’kanë partner strategjik te maqedonasit dhe koalicion e kanë vetëm me popullin shqiptar.
