Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në “Top Tema” në Tv Telma, deklaroi se bileta hyrëse për të filluar negociatat është respektimi i tre marrëveshjeve, Marrveshjen e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Bileta hyrëse për negociata me ne janë tre marrëveshjet, Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. Kështu u pozicionuam gjatë fushatës, se BDI është garancë për tre marrëveshjet. Duhet të kemi garancë se ajo parti me të cilën më vonë do të diskutojmë për çështje praktike dhe ndarjen e përgjegjësisë në institucione, duhet ta përfundojmë atë dilemë për ato tre marrëveshje. Pastaj do të hyjmë me ambicjet tona për kandidatin tonë për kryeministër, të tjerët do të hyjnë me kandidatët e tyre”, tha Bujar Osmani nga BDI.
