U nisën nga objekti i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.
Me vete kishin marrë edhe daulle që të protestonin më zëshëm.
Pasi u radhitën përfaqësuesit e të gjitha sindikatave, u nisën drejt Kuvendit.
U ndalën para shtëpisë ligjvënëse sepse kishin për t’i thënë disa fjalë të deputetëve.
“T’ju themi të zgjedhurve të popullit të cilët çdo ditë e më pak janë të popullit ndërsa më shumë janë kundër popullit. Erdhëm t’i paralajmërojmë se po vijnë zgjedhjet, ndërsa ne mbajmë mend gjithçka që bëni e që nuk bëni për ne punëtorët”.
Protestën e vazhduan drejt Qeverisë ku u ndalëm ta shprehin pakënaqësitë e tyre. Revolta më e madhe e tyre është rritje prej 78% e pagave të zyrtarëve dhe ligji për 60 orë punë në javë.
“Hajna. Hajna. Hajna”
Para Qeverisë dolën me pankartën “Ktheni paratë -78%”. Kërkonin nga qeveritarët që t’i kthejnë pagat me rritje që po i marrin tash pothuajse një muaj.
“Të jetojë punëtori i Maqedonisë edhe pse këto mbas nesh nuk duan të na respektojnë. Nuk mundet punëtori me 2000 denarë rritje të pagës të kalojë muajin, kurse dikush me 78% rritje të pagës ta kalojë muajin qetë dhe bukur”, pohoi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë rritje të pagës për 78% njëjte ashtu si qeveritarët. I bënë thirrje Qeverisë që mos të gënjejë duke shëtitur nëpër markete se ka ulje të çmimeve, sepse një gjë të tillë nuk ekziston.
“800 euro, për 800 euro i rritën pagat të gjithë këta mbrapa nesh. Për çfarë pune, për kë, çfarë fituam ne nga kjo… 32 vite i shohim se si paguajnë mëditje, se si paguajnë shpenzime rrugore, kurse 32 vite punëtori maqedonas nuk ka marrë asgjë. 2000 denarë rritje për një vit, 2000 denarë rritje për një ditë nuk është e njëjtë”, pohoi Tërpe Deanoski, kryetar i AOGjSh-së.
Rroga minimale dhe rroga prej 2000 eurove nuk është e njëjtë, thonë nga Lidhja e sindikatave. Për shkak të shpërnguljes masive thonë se nuk do të ketë as kush të na mjekojë, as kush të na shkollojë e as kush të na mbrojë.
“Erdhëm që t’ua themi qartë dhe zëshëm se nuk do të punojmë 60 orë në javë. Mos mu fotografoni me helmet dhe jelekë. Ejani me ne në rend të parë dhe bashkë do të punojmë. Ejani dhe të shihni se nuk durohet të punohet në këtë diell, ashtu siç ju mendoni në kolltukët tuaja të rehatshëm”, pohoi Ivan Peshevski, LSM.
Lidhja e sindikatave siguron se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për rritje të pagës prej 78% të gjithë punëtorët, ndërsa paralajmërojnë protesta të përditshme.
