Vëzhguesit e OSBE/ODIHR për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut sot në një konferencë për shtyp do të kumtojnë konstatimet e para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.
Misioni i ka ndjekur të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipin bazë të ODIHR-së e kanë përbërë nëntë anëtarë nga nëntë vende-pjesëmarrëse në OSBE, ndërsa në ditën e zgjedhjeve kanë akredituar 26 vëzhgues, ku përfshihen ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për përkrahje./TV21
