Orkestra frymore e kryeqytetit promovon uniformat e reja

TË FUNDIT

Reshjet e shiut nuk e penguan defilenë e orkestrës për të promovuar uniformat e reja. Megjithëse ishte paraparë të performojnë në sheshin kryesor, ata ndërruan lokacionin duke marshuar në qendrën tregtare aty afër.

Promovimi i tyre u bë në prani të qytetarëve dhe kalimtarëve të rastësishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Qytetit të shkupit, Koce Trajanovski.“Sot ne jemi këtu për t’i promovuar uniformat e reja të orkestrës së Qytetit të Shkupit. Pas shumë vitesh, orkestra është pajisur me uniforma unikate dimërore. Orkestra është pjesë përbërëse e të gjitha manifestimeve, të cilat i organizon Qyteti i Shkupit dhe jo vetëm këto, por edhe organizimet tjera të institucioneve shtetërore që gravitojnë në territorin e kryeqytetit”, tha Trajanovski.

Udhëheqësi i orkestrës frymore, Tashko Todorov shprehet i kënaqur me uniformat e reja, duke theksuar se sot kanë edhe një arsye më tepër për të performuar. “Orkestra është formuar para 10 viteve. Sot i morëm uniformat e reja dhe do të bëjmë promovimin e tyre. Gjithashtu, rasti i festës së 11 tetorit është nja nga arsyet që sot ne performojmë. Orkestra përbëhet nga 28 muzicientë profesional, të cilët punojnë në Filarmoni, Operë dhe në orkestrën ushtarake. Disa anëtarë të tjerë janë profesorë dhe studentë të muzikës”, informoi Todorov.

Orkestra të tilla ka në të gjitha kryeqytetet e Evropës, kurse në dekadën e fundit edhe në Shkup janë organizuar koncerte e defilime, që kanë begatuar pamjet gjatë manifestimeve në bulevardet dhe kryeqytetit.

Adnan Qaili