Kamioni evropian në hendboll, Vardari, pas triumfit të mbrëmshëm, këtë pasdite me fluturim çarter, do të arrijnë në Shkup. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se hendbollistët e Vardarit në orën 18:30 do të arrijnë në Shkup. Kampionët e Evropës me fluturim çarter të siguruar nga Qyteti i Shkupit do të arrijnë në aeroportin e Shkupit, prej ku do të fillojnë defile drejt sheshit në qendër të kryeqytetit, ku do të ketë aheng për këtë arritje historike.
Ndryshe mbrëmë në sheshin e Shkupit gjatë festës, u dëgjuan këngë nacionaliste dhe thirrje kundër shqiptarëve. Për këtë reagoi edhe Komiteti i Helsinkit i cili e dënoi ashpër nxitjen dhe shkaktimin e dhunës ndëretnike. Nga atje inkurajojnë qytetarët të cilët gjatë ditës së djeshme ishin dëshmitarë ose viktimë të gjuhës së urrejtjes ta denoncojnë rastin e tyre në Komitetin e Helsinkit.

