Prej orës 21.00 (03.05.2021) deri në ora 05.00 (04.05.2021) është konstatuar, se 53 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje.
Gjatë ditë që lamë pas, 03.05.2021 në territorin e Maqedonisë së Veriut për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 384 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët, që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19./TV21
