Prej orës 20.00 (16.04.2021) deri në ora 05.00 (17.04.2021) është konstatuar, se 30 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje – orën policore.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, (16/17.04.2021) sërish, në territorin e Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 494 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar te qytetarët, që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveri, dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së Kovid-19./TV21
