Orë policore në Filadelfi për shkak dhunës gjatë protestave

TË FUNDIT

Autoritetet në Filadelfi vendosën orë policore prej mbrëmë për të parandaluar vjedhjet dhe dhunën gjatë protestave që shpërthyen pasi policia vrau një afro-amerikan.

Siç kumtuan nga kabineti i prefektit të Filadelfisë, ora policore hyri në fuqi dje në orën 21 dhe do të zgjasë deri sot në mëngjes në orën gjashtë.

Në Filadelfi nga e hëna po mbahen protesta pasi policia me armë zjarri ka vrarë një afroamerikanë 27 vjeçar Volter Volas, i cili është përplasur me forcat e sigurisë dhe ka qenë i armatosur me thikë.

Policia akuzoi protestues individual se përfitojnë nga protesta duke vjedhur dyqanet gjatë përplasjes me policinë.

Ditën e parë të protestave janë arrestuar 91 persona.