Orban pranon humbjen: Do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë nga opozita

TË FUNDIT

Viktor Orbani ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare në Hungari të mbajtura këtë të dielën, përcjell TV21. Orbani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe se e pranon humbjen, raporton “The Guardian”. Ai ka treguar se e ka uruar Peter Magyarin për fitoren. E edhe Magyari në postim në Facebook e ka pranuar se Orbani e ka uruar për fitore. 

“Urova partinë fituese. Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita”, tha Orban.

Orbanit i ka mbaruar udhëheqja 16-vjeçare në Hungari. Ai ka thënë se rezultati është I dhimbshëm për partinë e tij Fidesz.