Kryeministri hungarez Viktor Orban duke e komentuar sulmin e djeshëm terrorist në Nicë, deklaroi se afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në Afrikë.
Ai shtoi se shteti i cili nuk dëshiron të përjetojë përvojë të njëjtë si në Francë duhet ta ndalojë hyrjen e emigrantëve.
“Nëse nuk dëshirojmë të shohim raste si ky në Nicë, nuk duhet të lejojmë hyrjen e emigrantëve. Qeveria hungareze nuk duhet të lejojë që Brukseli të imponojë rregulla nën të cilat duhet të lejohet hyrja e njerëzve të cilët nuk duam t’i shohim, ndërsa pastaj të shkojmë në varrime”, theksoi Orbani.
