Orban: Hungaria nuk duhet të miratojë euron, pasi BE-ja po shpërbëhet

TË FUNDIT

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se Hungaria nuk duhet ta miratojë euron, pasi Bashkimi Evropian “po shpërbëhet”.

Në një intervistë për portalin ekonomik “EconomX”, Orbán tha se norma aktuale e interesit e Bankës Qendrore, prej 6.5 për qind, është “më e lartë sesa që mund të jetë”.

Ai shtoi se ulja e normave të interesit do të ndodhë “më ngadalë sesa do të dëshironin”, pasi guvernatori i Bankës Qendrore, Mihály Varga, është “njeri i kujdesshëm”.