Orban: BE dhe Gjermania na marrin gjashtë kurse na kthejnë katër miliardë euro

TË FUNDIT

Kryeministri hungarez Viktor Orban sot vlerësoi se vendet më të pasura nga BE-ja “në krye me Gjermaninë” nga Hungaria marrin rreth gjashtë miliardë euro në vit, nën pretekste të ndryshime, ndërsa Hungaria nga buxheti merr katër miliardë euro.

Deklarata e Orbanit ishte përgjigje për Martin Shulcin, ish-kreu i Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe kryetar i Parlamentit Evropian në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili, siç tha Orbani, “sulmoi Hungarinë për vite me radhë” sepse ai mbrojti kufijtë e tij dhe nuk pranoi emigrantë.

Në një intervistë për Dojçlandfank, Shulc akuzoi qeverinë hungareze për presion ndaj mediave, antisemitizëm dhe përfitim. Orban më vonë u përgjigj se gazetarët në Hungari kanë më shumë liri sesa homologët e tyre gjermanë.

Sa u përket akuzave për antisemitizëm, Orban u përgjigj se “antisemitizmi i hapur dhe maltretimi i hebrenjve vazhdon të ndodhë në Gjermani” dhe se ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte në Hungari.

Kryeministri i Hungarisë gjithashtu tha se gënjeshtra më e madhe e Shulcit është në lidhje me shpërndarjen e parave të Bashkimit Evropian.

“Shulc dhe shumë gjermanë bënin sikur u jepnin para të varfërve dhe për këtë arsye janë në deficit. Në fakt, ata përfitojnë më së shumti nga tregu i vetëm evropian. Ata u japin para nga fitimet e tyre anëtarëve të tjerë përmes buxhetit të BE-së dhe shumë prej tyre përfundojnë përsëri në duart e tyre. “Është hipokrite të presin që të jemi mirënjohës për këtë”, shtoi Orban.

“Anëtarësimi i Hungarisë në BE nuk i kushton Gjermanisë një cent, ata përfitojnë nga ne,” tha Orban.

Avantazhi i Gjermanisë është se pjesa perëndimore e Gjermanisë arriti të grumbullojë kapital për 45 vjet, ndërsa “Hungaria plaçkitej vazhdimisht nga komunistët sovjetikë”, shtoi kryeministri hungarez.