Gjermania vendos të reduktojë përdorimin e ujit të nxehtë, po kufizon ndriçimin e dritave në rrugë, pasi po ndihet gjithnjë e më shumë ndikimi i krizës të energjisë.
Një rritje e madhe e çmimeve të gazit e shkaktuar nga masa e Rusisë muajin e kaluar për të reduktuar furnizimet në Gjermani e ka zhytur ekonominë më të madhe të Evropës në krizën e saj më të keqe energjetike që viti 1973.
Ndërsa tensionet mbi luftën e Rusisë në Ukrainë përshkallëzohen, zyrtarët kanë frikë se situata mund të përkeqësohet. Rusia do të mbyllë tubacionin e saj kryesor për në Gjermani, Nord Stream 1, për 10 ditë e planifikuar për mirëmbajtje.about:blank
Por, shumë qytetarë në Berlin kanë frikë se kjo pjesë e tubacionit nuk do të rihapet kurrë. Gjermania, muajin e kaluar ndërmori një hap vendimtar drejt racionimit të gazit kur ministri i Ekonomisë, Robert Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të emergjencës.
Habeck i ka bërë thirrje popullatës që të kursejnë energji .
Vonovia, pronari më i madh i banesave në vend, tha se do të ulte temperaturën e ngrohjes qendrore me gaz të qiramarrësve të saj në 17 gradë Celsius nga ora 23:00 deri në orën 6 të mëngjesit.
Ai tha se kjo masë do të kursente 8 përqind kostot e ngrohjes. Një shoqatë banesash në një qytet pranë kufirit çek, shkoi një hap më tej, duke thënë se po racionalizonte furnizimin me ujë të ngrohtë për qiramarrësit. Tani e tutje ata mund të bëjnë dush të nxehtë vetëm midis orës 04:00-08:00, 11:00-13:00 dhe 17:00-21:00.
Ndërkohë, Berlini ka ulur termostatin në pishinat e hapura, duke ulur temperaturën e tyre me 2 gradë.
Në Gjermaninë perëndimore, Këlni po redukton ndriçimin e rrugëve në 70 për qind të fuqisë së plotë nga ora 23:00.
Edhe banoret po marrin masa, duke riaktivizuar sobat me dru. Është e paqartë nëse masa të tilla do të zbusin faturat e larta të ngrohjes.
