Ora policore nuk është respektuar nga 10 persona

TË FUNDIT

Vendi ka vazhduar të jetë nën orë policore, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kështu, policia ka vazhduar sanksionet për mosrespektim të saj.

Gjatë orës policore që lëmë pas, janë sanksionuar 10 persona, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ora policore hyri në fuqi më 10 mars, pas rritjes së numrave pozitive me Covid-19 dhe shtimit të pacientëve në spitalet e vendit./TV21