Rrallëkush me maskë, thuaj se askush me doreza e pa u kujdesur për distancën fizike.
Shumica që frekuentuan pazarin janë edhe mosha që rrezikohet më së shumti nga virusi Covid 19. Kështu dukej sot pazari i gjelbër në Shkup pak orë përpara se të na kapë ora e zgjatur policore që fillon nga sot në ora 16 e deri të martën në mëngjes.
Një qytetar thotë se nuk respektohet aspak distanca, por për shkak të orës policore patjetër e kishte të dalë dhe të bëjë pazarin.
Qytetar: “Në kohën kur kishte maska unë nuk mora, ndërsa gruaja ime poashtu si e kam të shkruar ashtu do të jetë, por mundohem të mbaj distancë. 00 55 Jo jo isha brenda në Pazar, njëri afër tjetrit nuk ka distancë nuk ka kjo është kjo”.
Një qytetar tjetër, vendosjen e maskave e shikon si problem në komunikim.
Qytetar: “Nuk ka maska, se mandej nuk do të mund të kuptohemi, ka qytetarë që nuk dëgjojnë dhe prej buzëve mund të të kuptoj”.
Por në seancën e djeshme të Qeverisë, është miratuar dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për tregti, me të cilin vendoset rend dhe disiplinë në hyrje të objekteve ku kryhet tregti, në shitore të vogla, në vetëshërbime, markete dhe furra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu tha ministri i Ekomonisë Kreshnik Bekteshi.
“Mund të them se masa nuk është e vonuar duke pasur parasysh se veç më kemi mbajtur disa takime me tregtaret me pakicë dhe tregtaret me shumicë sipas njohurive të mija veç më dikush ka filluar të zbatojë këshillat e ministrisë së shëndetësisë saj përket distancës dhe shërbimeve të mbajtjes së rendit duke pasur parasysh se jemi në pikunë e përhapjes së viusit”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.
Për mikro tregtarët dhe tregtarët e vegjël të cilët nuk do të vendosin rend dhe disiplinë në objektet e tyre parashikohen gjoba nga 500 deri në 1 mijë euro. Ndërsa për tregtarët e mëdhenj që nuk respektojnë rregullat gjoba do të jetë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.
Marketet dhe pazaret sot ishin të stërmbushur me qytetarë, arsyeja është se prej orës 16 dhe deri në ditën e martë që i bije të jetë 85 orë, Republika është e ngujuar, përjashto këtu qendrat e emergjencës, policinë, mjekët, farmacitë e gazetarët. Kjo masë hyri në fuqi për shkak se gjatë këtyre ditëve, kremtohet edhe njëra nga festat më të mëdha ortodokse, Pashkët. Ora policore më e gjatë deri tash, do të përfundojë të martën, në ora 5 të mëngjesit.
