Dhe pas 30 vjetëve, politikanët sërish u mblodhën në të njëjtin vend për të shprehur optimizëm të ri se së shpejti treni do të nisë të qarkullojë drejt Bullgarisë. Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë edhe zyrtarisht filluan ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor, gjegjësisht të seksionit Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallankë.
“Treni për në Sofje u nis në vitin 1994 dhe kjo është ashtu. Hekurudha e quajtur shpresë, siç e karakterizojnë mediat, është mund të them, një formulim i saktë. Jam i vetëdijshëm se ka skepticizëm dhe jam një prej atyre që u rritën me projektin për hekurudhë drejt Bullgarisë. Që në momentin kur mësova se çfarë janë korridoret hekurudhore, atëherë filloi të ndërtohet ky korridor hekurudhor dhe ende nuk ka përfunduar. Dhe e di pse ekziston ky skepticizëm. Për shkak të mosbesimit se kjo do të realizohet ndonjëherë. Sistemi ynë është i tillë, edhe atë në shumë vende. Unë e kuptoj ndjenjën e qytetarëve.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër I RMV-së.
-Kjo është një Qeveri me shumicë progresive që do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura. Kjo është një Qeveri që punon që të ketë 0 çështje të hapura me fqinjët. Kjo është një Qeveri që ka 0 çështje të brendshme të hapura. Kjo është një Qeveri që është “për” NATO dhe BE dhe një Qeveri që lidh bregdetin e Detit të Zi me bregdetin e Detit Adriatik me hekurudhë, autostradë dhe korridor energjetik- tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.
“Pasojat e luftës në Ukrainë zbulojnë një nga segmentet më të cenueshme në rajonin tonë – mos zhvillimin dhe infrastrukturën që na mungon. Në kushtet e një krize energjetike, është e nevojshme të sigurojmë rrugë për furnizim të energjencave dhe pikërisht për shkak të mungesës së hekurudhës, vendet tona janë të detyruara të kërkojnë alternativa në pjesën e furnizimeve që kalojnë përmes vendeve të treta, të cilat në mënyrë shtesë i rrisin çmimet, por edhe kohën e dorëzimit.”- pohoi Gallab Donev, Kryeministër i Bullgarisë.
Ministri Boçvarski dhe drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë” dhanë fjalë se kësaj radhe puna është kah përfundimi.
“Misioni ynë i vetëm dhe i përbashkët do të përfundojë me hapjen e kufijve dhe finalizimin e korridoreve. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, pikërisht përmes projekteve të tilla kapitale dhe do të tregojmë se temat më të rëndësishme politike në rajon do të jenë infrastruktura dhe lidhshmëria”- tha Bllagoj Boçvarski, Ministër për Transport dhe Lidhje.
“Të gjitha vendet e Evropës, pavarësisht nëse janë anëtarë apo kandidatë, formojnë një mozaik të madh hekurudhor për të cilën besoj se duhet të trajtohen dhe të mbështeten në mënyrë të barabartë për ta ruajtur të njëjtin. Përmes këtyre aktiviteteve, ne si “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe shtet tregojmë se jemi afër Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe se kemi kapacitet dhe vullnet që të jemi krah për krah me miqtë tanë evropianë në zbatimin e strategjive evropiane.
Punimet në këtë hekurudhë filluan që në vitin 1994, ndërsa deri më tani janë humbur të paktën 100 milionë euro për shkak të zvarritjes së saj. Qeveria e Gruevskit intensifikoi ndërtimin në vitin 2014, por sërish ishte ndërprerë. Premtimin dhe realizimin e fundit e bënë kryeministri Zaev dhe Petkovi.BE-ja ndihmon këtë projekt me 710 milionë euro.”- deklaroi Hari Llokvenec, Drejtor I “Hekurudhave Të RMV-së”.
