Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se riprocedimi i amendamenteve është shkelje ligjore dhe i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit që të ndërprenë seancën dhe ta dërgon riprocedimin e amendamenteve në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka pyetur Kadri Veselin se a është i vetëdijshëm që ka përgjegjësi ndaj kuvendit.
“Po lejoni nëpërkëmbjen e kuvendit, sikur të ishit ministër i 22 i Qeverisë”, ka thënë ajo
Fatmir Lima nga Lëvizja”Nisma”në këtë seancë vlerësojë se riprocedimi i amandamenteve është një rikthim në situaten zero andaj duhet të kemi procedurë të parë dhe se Ligji duhet të plotësohet nga ana formale.
Donika Kada – Bujupi nga AAK lidhur me riprocedimin e amandamenteve tha që me këtë po bëhet shkelje e Kushtetutës dhe se ajo po bëhet në emër tonin.
Ndërkaq Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka deklaruar se Kushtetuta nuk e parasheh kohën kur duhet të pranohet riprocedimi i amendamenteve në Kuvend.
Ai propozoi që komisioni për legjislacion të ketë pauzë prej 10 minutave dhe të dërgojnë mendimin për këtë riprocedim.
Një gjë e tillë nuk është pranuar. Kurse, Veseli i tha Vetëvendosjes që çështjen ta dërgojnë vet në Kushtetuese dhe të vazhdojnë betejën politike në seancën që po vazhdon.
“Si ministër i 22-të i Qeverisë, vetëm një ndryshim po të kishte në këtë riprocedim do ta dërgoja në Kushtetuese”, ka thënë Veseli./ 21 Media
