Pas bllokimit të seancës opozita e vendosur që edhe më tej të bllokoj çdo seancë të Kuvendit. Tri partitë opozitare u zotuan se pavarësisht kërcënimeve të pozitës s’ka zhbllokim pa tërheqje të kryeministrit nga nënshkrimi i marrëveshjeve. Nga ana tjetër, kryeparlamentari Veseli u shpreh se s’do e lejoj opozitën të bllokoj më Kuvendin dhe do të përdor opcione demokratike për zhbllokim, por jo dhunë./ 21 Media
