Array

Opozita: Ka 1 milion arsye për të protestuar

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Përfaqësuesit e partive organizatore të protestës së 18 prillit me moton “Kundër kapjes së shtetit”, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë ftuar qytetarët që të dalin në protestë, të cilën e cilësuan si e vetmja rrugë për t’i kthyer proceset në binarë.

Ata duke folur për arsyet që i shtynë t’i thërrasin qytetarët të dalin sërish në rrugë, më pak se tre muaj pasi sheshet e Prishtinës u përgjakën nga një protestë e dhunshme, kanë thënë në emisionin “Jeta në Kosovë” se shteti është kapur nga strukturat e partive në pushtet- PDK dhe LDK.

- Advertisement -

Albin Kurti vlerësoi se vetëm përmes protestave, mund të bëhen ndryshime pozitive në vend, duke u bazuar në rezultatin që kishin dy protestat e kaluara të 24 dhe 27 janarit të cilat e shtynë kryeministrin Isa Mustafa ta largojë nga qeveria ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanovic.

Ai tha se pret që protestat e 18 prillit ta shtyjnë Mustafën ta largojë një ministër tjetër, atë të Drejtësisë, Hajredin Kuçin dhe ta detyrojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të japë dorëheqje.

- Advertisement -

“Protestat e 24 dhe 27 janarit kanë treguar se protestat japin rezultate. Përpara na thoshin nuk hiqet Jablanovici, por ja që u bë. Tash po na thonë nuk hiqet Enver, Hasani, Hajredin Kuçi e menaxhmenti i RTK-së sepse bëhet kolaps. Jo, nuk bëhet kolaps por çlirohet vendi. Ndoshta kolaps regjimi”, tha Kurti.

Ai e pranon që reagimi është i vonë, sidomos për një peticion qytetar kundër shtrenjtimit të rrymës, por thotë se kjo nuk duhet të ndikojë që qytetarët të zmbrapsen. Sipas tij, pesë arsyet e protestës janë jetike për qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Kurti tha se nuk ka marrë leje nga policia për këtë protestë, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë të mos i vendosë barriera protestuesve.

“Nuk mund të marr leje për diçka që ma garanton Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Unë jam në protesta qe 18 vjet dhe nuk kam marrë leje kurrë”, tha Kurti.

Ai komentoi edhe deklaratën e zv.kryeministrit Hashim Thaçi se protestat do të jenë të dhunshme, duke thënë se Thaçi në vend se të sillet si ministër i jashtëm i një shteti demokratik, ai po sillet si ministër i brendshëm i një shteti diktatorial.

Deklaratën e Thaçit e komentoi edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili tha se protesta e së shtunës do të jetë paqësore, e jo e dhunshme.

“Qeveria po paralajmëron protesta të dhunshme. Unë nuk e di a është qeveria organizatore e protestave. Nëse qeveria është duke organizuar protesta, ose duke tentuar t’i prishë protestat, është diçka tjetër. Protestat tona do të jenë paqësore. Ne distancohemi nga çdo akt dhune, nga çdo provokim”, tha Limaj.

Sipas tij, janë 1 milion arsye, 1 milion motive për të protestuar dhe secili ka motivet e veta. Ai vlerësoi se në këtë vend është problem të mos gjesh sebep për të protestuar.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -