Opozita dërgon në Kuvend mocionin për krimet e Serbisë

TË FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë.

Këto tri parti opozitare po synojnë që edhe ky mocion të hyjë si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme, ku pritet të votohen amendamentet kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.