Operacioni i parë i ezofagut në spitalin e Tetovës/ Një ndër ndërhyrjet më të vështira në kirurgjinë torakale

TË FUNDIT

Në spitalin klinik të Tetovës për herë të parë u bë ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi torakal të ezofagoektomisë. Mjeku Visar Xhaferi që mori pjesë në këtë operacion thotë se ky lloj i ndërhyrjes llogaritet një ndër ndërhyrjet më të vështira në kirurgjinë torakale dhe pacienti tani për tani gëzon shëndet të mirë.

“Operacioni i ezofagut është një ndër operacionet më të vështira në kirurgjinë torakale pasi që kap dy kavitete dhe shumicën rasteve behët edhe në kafazin e kraharorit, por edhe në pjesën abdominale. E gjitha u bë pa hapje të madhe me disa porte në toraks dhe disa porte në abdomen, ku pjesa posoperative ishte më e lehtë edhe pse nuk janë aq të lehta kur shtrohen në intensive. Po me këshillat nga profesori jonë kaloi shumë mirë dhe ai bëri një falënderim publik ndaj ekipit tonë.”- tha Visar Xhaferi – Mjek.

Kirurgjia torakale është një repart i ri në spitalin klinik të Tetovës dhe tani për tani ka katër mjek.

“Ekipi jonë ka katër mjekë torakal dhe në repartin tonë do të ketë edhe motra të mjaftueshme, dhe qëllimi jonë i ndarjes dhe hapjes këtij departamenti është pavarësimi dhe edukimi i stafit tonë teknikëve, motrave, instrumenteve, të kemi nesër edhe anestezinë tonë, që nesër edhe profesorët që vijnë nga jashtë për patologji të ndryshme të fokusohen në kirurgjinë tonë.”- pohoi Visar Xhaferi – Mjek.

Por çfarë është kirurgjia torakale? Specialisti Visar Xhaferi tregon ndërhyrjet që mund të bëhen nga ky departament.

“Patologjitë që kanë të bëjnë me gjirin, me qendrën tiroide me mushkëritë, me ezofagun, me trakenë, rrugët e frymëmarrjes, pjesa e sipërme, rrugët pastro intestinale, deformitete tek kraharori që kanë të bëjnë më shumë tek fëmijët.”- shtoi Visar Xhaferi – Mjek.

Në këtë repart deri më tani janë bërë mbi 200 ndërhyrje të kirurgjisë torakale, ku shumica e rasteve ndërhyrjet kanë qenë të vështira. Specialistët e kirurgjisë torakale kanë bashkëpunuar me mjekët më të njohur të kësaj fushe nga Turqia edhe Evropa.