Mediat greke raportojnë se vazhdon aksioni për shpëtimin e 80 emigrantëve dhe refugjatëve që ndodhen në një gomone në Detin Egje në veri të ishullit Samos.
Përveç anijeve patrulluese detare të rojës bregdetare greke në operacion marrin pjesë edhe helikopterë të Fronteksit.
Ndërkaq roja bregdetare njoftoi se në 24 orët e fundit janë shpëtuar 92 emigrantë në tre aksioni të veçanta në ujërat e Lezbosit dhe Samos.
