Qindra policë gjermanë filluan kontrolle në Berlin dhe Hamburg në lidhje me krim të organizuar, njoftuan autoritetet.
“Më shumë se 500 policë për momentin po realizojnë 27 urdhra për kontroll dhe tre urdhra për arrestime në Berlin dhe Hamburg”, njoftoi prokuroria e Berlinit në Tuiter, duke precizuar se operacioni është drejtuar kah krimi i organizuar, pa u përmendur shumë hollësi.
Bild shkruan se hetimi ka lidhje me “transaksione me patundshmëri” të zbatuara nga organizata mafioze kriminale, duke shtuar se operacionet po zbatohen në rajonet e Berlinit Mite, Sharllotenburg dhe Shpandau.
Ministria e Transportit njoftoi se për shkak të atyre operacioneve komunikacioni përgjatë qytetit sot në mëngjes është kufizuar.
Sipas mediave gjermane, në hetim ishin përfshirë veçanërisht dy klane, një arab dhe një kurd. Klane mafioze, përfshirë të pranishëm në kryeqytetin gjerman, para pak kohësh u paraqitën në faqet e para të gazetave për shkak të përfshirjes së supozuar në vjedhjen spaktakolare të diamanteve nga muzeu në Drezden.
