“One Stop Shop” në pikën kufitare në Qafë Thanë / “Do të lehtësohet transporti për shtetet e Ballkanit të hapur”

TË FUNDIT

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas konceptit të kontrolleve të përbashkëta kufitare është përcaktuar sot në seancën e qeverisë. Për të dhënë këtë lajm në pikën kufitare Qafë Thanë sot qëndruan drejtorët e doganave të dy shteteve të cilët thonë se me konceptin e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe procedurave të thjeshtuara në një pikë të vetme kufitare, do të arrihet një protokoll më i shpejtë dhe më i thjeshtë në pikat kufitare.

“Me formalitet kufitare do të jetë vetëm me një ndalesë që do të jetë lehtësimi i tregtisë dhe transportit dhe transport më i shpejt i udhëtarëve. Me realizimin e “One Stop Shop” në këtë pikë kufitare është vendosur edhe korsi prioritare për automjetet e rënda nga shtet e Ballkanit Perëndimor për mallrave të cilët kalojnë në kuadër të korridoreve të gjelbra si dhe për kompanitë të cilat kanë certifikatë për operator ekonomik nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia”, tha Stefan Bogoev, drejtor i Doganave të RMV-së.

Drejtori i Doganave të Shqipërisë tha se projekti One Stop Shop do ta përmirësojë jetën biznesore.

“Ndodhemi në doganën e Qafë Thanës për një projekt shumë të rëndësishëm i cili është “One Stop Shop” i cili do të përmirësojë jetën dhe biznesin jo vetëm të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut por edhe të tërë rajonit”, u shpreh Genti Gazhelli, drejtor i Doganave të Shqipërisë.

Qeveria gjithashtu në seancën e sotme përcaktoi tekstin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Turqisë, si dhe tekstin e projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimi për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.