“One Stop Shop” edhe në Jazhincë-Glloboçicë! Prej sot vetëm një kontroll edhe në këtë pikë kufitare Maqedoni-Kosovë

TË FUNDIT

Pas pikës kufitare “Bllacë”, prej sot sistemi “One Stop Shop” me një pikë kontrolli ka nisur edhe në pikën kufitare Jazhincë-Gllobiçicë.

Për ta përuruar ishin zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla.

Nga pritjet kilometrike në kolonë në vetëm disa minuta, për zëvendëskryeministrin Mexhiti janë tregues se dy qeveritë po punojnë në interes të qytetarëve.

“Nëse në Bllacë kemi pas dilema do funksionon, si do funksionon “One Stop Shopi” u pa se për një periudhë të shkurtë u shndërrua  nga pritja në kolona në pritje për një minutë dy që për qytetarët e ka bërë më të afërt Shkupin me Prishtinën. Sot e bëjmë Tetovën më afër më Prishtinën dhe qytetet e tjera, pra dëshmojmë se këta dy qeveri janë qeveri në shërbim të qytetarëve në realizmin e projekteve që e lehtësojnë qarkullimin e tyre dhe qarkullimin e mallrave”, tha Mexhiti.

Me “One stop shop” kontrolli kufitar behet vetëm në kufirin e shtetit që hyn udhëtari, që e lehtëson qarkullimin dhe ul kohën e pritjes.

“Lëshimi në përdorim i pikës kufitare Bllacë u tregua si shumë i suksesshëm në këtë mënyrë, shpresojmë se edhe në këtë pikë kufitare ku gjendemi momentalisht, do të kemi funksionin më të mirë dhe transferim më të mirë qytetarëve me qëllim që të kemi komunikim më të mirë mes dy shteteve dhe një falemnderit deri tek ministri Sveçla miku im i mirë për kontributin dhe mundin që e kishim”, deklaori Pançe Toshkoski.

“Qytetarët e dy vendeve do t’i nënshtrohen kontrolle hyrje-hyrje, që do të thotë se në vend se të ketë kontrolle të ndara tash më edhe në këtë pikë regjimin e kontrollit hyrje-hyrje falë bashkëpunimit dy qeverive, dy ministrive, dy policive por edhe dy shërbimeve doganore të vendeve respektive”, u shpreh Xhelal Sveçla.

Ministri i brendshëm Toshkovksi tha se Projekti i zbatimit të “One stop shop” do të vazhdojmë edhe më tej me Republikën e Shqipërisë dhe atë të Serbisë,  me qëllim që qytetarët e Ballkanit të kenë mundësi të komunikojnë dhe të lëvizin sa më shpejtë.