FC Ballkani nga Kosova ka njoftuar se është bërë me drejtor të ri sportiv. Bëhet fjalë për shkupjanin, 32-vjeçar Omer Bunjaku i cili paraprakisht ka udhëhequr edhe me FC Shkupi nga Shkupi, njofton TV21.
“Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi mes tjerash FC Ballkani.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Bunjaku. Edhe ai premtoi se bashkë do t’i arrijnë synimet si klub.
“FC Ballkani është një ndër klubet më të organizuara Shqiptare dhe me kënaqësinë më të madhe e pranova këtë sfidë të re!
Faleminderim i veçantë për kryesinë e klubit në krye me Presidentin Arsim Kabashi për besimin që treguan ndaj meje.
Besoj që të gjithë sëbashku do të arrijmë synimet tona”, shkroi Bunjaku.
