Oksford do ta përshtasë teknologjinë për prodhimin e versioneve të reja të vaksinës kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Shkencëtarët e Universitetit në Oksofrd po përgatiten që sa më shpejt të prodhojnë versione të reja të vaksinës, të cilat mund luftojnë me mutacionet edhe më infektuese të koronavirusit.

Sipas Telegrafit britanik, ekipi që qëndron pas vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneka zbaton studime fizibilite për përshtatjen e teknologjisë për prodhimin e versioneve të reja të vaksinës.

Zëdhënësi i Universitetit tha se Oksfordi me kujdes e ndjek ndikimin e mutacioneve të koronavirusit të zbuluara në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil mbi imunitetin e siguruar nga vaksina e tyre dhe i vlerëson proceset e nevojshme për përshtatjen e vaksinave sa është e mundur më shpejt për luftë kundër mutacioneve të Kovid-19. Ata për momentin e vlerësojnë efikasitetin e vaksinës së tyre mbi variantet e reja të koronavirusit, ndërsa rezultatet duhet të dihen në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Megjithatë, ekipi i Oksfordit pranon qasje “të rrezikut” dhe ka për qëllim të fillojë me  sintetizimin e versioneve të reja të vaksinës pa pritur të zbulohet nëse do të nevojiten, ndërsa profesoresha Sara Gilbert – njëra ndër shkencëtarët udhëheqëse – “aktivisht punon në të”.

Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi se trupi rregullator kombëtar për barna do të jetë i gatshëm të miratojë versione të reja të vaksinës kundër Kovid-19 për të kundërshtuar variantet e reja të koronavirusit që mund të paraqiten në të ardhmen.