“OKB të luftojë krimet kibernetike” /Rama: Sulmi ndaj Shqipërisë u drejtua nga Irani

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka dënuar luftën në Ukrainë nga agresioni rus dhe ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.

Teksa kryeministri foli rreth trazirave të fundit në botë, përmendi edhe sulmin kibernetik dhe i bëri thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të vendosin fokusin në sigurinë kibernetike.

Ai tha se e vetmja zgjidhje që mund t’i jepte Shqipëria kësaj situate, ishte ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Iranit.

RamaËshtë një nder i veçantë për mua sepse qëndroj këtu si një përfaqësues I Shqipërisë që shërben si anëtare e Këshillit të Sigurimit për herë të parë. Mblidhemi këtu çdo shtator e prej 77 vitesh kombet e Bashkuara e kanë ngritur imazhin e tyre. Si askund tjetër bota takohet këtu, ne ndajmë sukseset e përparimet, shprehim shqetësimet e frikërat. Mbi të gjitha sjellim me vete dëshirën e përbashkët për  një botë të më të mirë. Bota ka njohur përparim në shumë ndryshime. Përparimi ynë ka qenë me pengesa, kemi qenë dëshmitarë edhe të kthimit pas të progresit për shkak të politikave të ngushta nacionaliste. Kjo është arsyeja përse në këtë vend ne bëjmë kontrollin e përvitshëm të shëndetit të botës. Nëse të angazhohesh ndaj paqes dhe sigurisë e me përpjekje për të zbutur ndryshimin e klimës po bëjmë gjënë e duhur. Këtë vit shpresat e garancitë tona janë shkelur nga një luftë e pamenduar në kontinentin evropian. Lufta e Rusisë është kundër Ukrainës por jo vetëm, është kundër se drejtës ndërkombëtare, një shkelje e kartës së kombeve të bashkuara. Rusia ka vendosur ta zvarrisë botën pas, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën, lufta e tyre është edhe e jona dhe të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara. Të ikësh nga këto parime është të ikësh nga detyra për të mbrojtur veten. Kremlini bëri një zgjedhje tjetër atë të përshkallëzimit që do të shkaktojë më shumë viktima e do të turpërojë më shumë Rusinë. Është e vështirë të imagjinosh këtu se ndokush në heshtje të pranojë këto veprime pasi janë kundër të drejtës ndërkombëtare e jo vetëm. Kjo ofron një spektakël mizerabël të shkëputjes së gjithçkaje. Ne nuk njohim asnjë nga këto paligjshmëri, Shqipëria është plotësisht e angazhuar kundër luftës dhe bën thirrje mbështet punën për ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit. President, bota nuk ka qenë kurrë vend i qetë, ne përballemi me konflikte të hapura në shumë anë të botës, terrorizmi mbetet një kërcënim serioz ndaj paqes e sigurisë. Doja ti kërkoj asamblesë të përqendroje vëmendjen në sigurinë kibernetike. Teknologjia është pjesë e pandërprerë e vëmendjes dhe përditshmërisë tonë. Korrikun e kaluar Shqipëria ishte pjesë e një sulmi të përqendruar me synim për të paralizuar shërbim elektronik e për të vjedhur të dhëna. Një hetim nga ekpertiza më e mirë botërore ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion I orkestruar nga republika e Iranit. Për një sjellje të përgjegjshme qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet me Iranin. I bëjmë thirrje kombeve të bashkuara të përqendrohet për të trajtuar sigurinë kibernetike.

error: Content is protected !!