“Oj Kosovë, oj nëna ime”/ Jasir Asani pëlqen festën e bashkëvendësve të tij në Batincë të Shkupit

TË FUNDIT

E majta e artë e shkupjanit Jasir Asani mbrëmjen e djeshme nisi euforinë e fitores 3:0 të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Çekisë, të vlefshme për kualifikimet Euro 2024, shkruan TV21. Fitores së Shqipërisë iu gëzuan të gjitha trojet shqiptare, e në veçanti vendlindja e shkupjanit Jasir Asani, Batinca.

Bashkëqytetarët e tij mbrëmjen e djeshme organizuan festë me daulle ku luheshin valle tradicionale shqiptare, si Shota dhe valle nën melodinë e këngës “Oj Kosovë, o nëna ime”. Përmes pamjeve që transmetoi TV21 në publik, festën e pa edhe vetë Asani, i cili nuk ka hezituar për të pëlqyer këtë veprim të bashkëvendësve të tij.

Sipas konfigurimit të Grupit E, kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 13 pikë, Polonia renditet e dyta me 9 pikë, ndërsa çekët i ndjekin me 8 pikë./tv21.tv