Oferta e bujshme nga Arabia Saudite, reagon Benzema dhe i jep fund dyshimeve për të ardhmen

TË FUNDIT

Karim Benzema ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Real Madrid për një kalim të mundshmëm në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ittihad.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano ka publikuar në rrjetet sociale, një pjesë të një deklarate të francezit, ku thotë se e di se sa shumë e duan tifozët e Real Madrid dhe se nuk ka pse të flasë për të ardhmen e tij, përderisa është ende te “galaktikët”.

Pse të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid…”. Kush po flet është interneti, dhe jo realiteti”.

“E di sa shumë më duan tifozët e Real Madridit. E ndjej këtë kur jam në fushë. Unë jap më të mirën për ta, gjithmonë. Unë gjithmonë them se ne luajmë me 11 në fushë, por edhe me faktorin vendimtar, tifozët e Real Madridit”.

Jam shumë krenar për karrierën time. Më kujtohet kur nënshkrova këtu te Reali… isha fëmijë, me një ëndërr që një ditë të luaja për Real Madridin”.