Oda ekonomike për turizëm të Maqedonisë (OETM) shpreh çudi për arsyet e cituara me të cilat kërkohet dorëheqje e drejtorit të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) dhe konsideron se janë dërguar në adresë të gabuar.
Porosit se argumentet e cituara nuk futen në ingerencat e agjencisë, por janë në kompetencë të Sektorit për hotelieri pranë Ministrisë së Ekonomisë.
“Si pjesëmarrës në trupin koordinues të mbledhjes së fundit u konfirmua seti i katërt i masave në të cilat në mënyrë aktive morëm pjesë si oda. Çudia është ende më e madhe, sepse masat Ministria e Ekonomisë si propozim nga trupi koordinues i propozoi, ndërsa tani edhe janë miratuar në Qeveri, por është harruar propozimi i OETM-së rreth kushtëzimit për ndihmë të pagave deri te kompanitë me numrin e të punësuarve”, thotë kryetari i OETM-së Emill Dimitrovski në kumtesë të shkruar për mediat.
Në interes të industrisë turistike, shton, në OETM konsiderojmë se nevojitet unitet dhe lidhshmëri e odave.
Në mëngjes Oda e pavarur hotelerike (OEH), sërish, në kumtesë të shkruar informon se i bashkangjitet kërkesës për ndërrim urgjent të Liupço Janevskit dhe emërimit të drejtorit të ri në Agjencinë për promovim dhe mbështetje të turizmit, të parashtruar nga Shoqata e hotelerisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Odës turistike-hotelerike të Maqedonisë në suaza të LOE-së dhe Asociacionit nacional për turizëm NAITM.
