Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka përpiluar masa për tejkalimin e problemeve të kompanive të energjisë elektrike dhe të hënën do të kërkojë takim urgjent me Qeverinë dhe Komisionin Rregullativ për Energji.
Masat, siç deklaroi sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, kryesisht kanë për qëllim rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike. Ata propozojnë që në kuadër të ESM të bëhet gjithçka që është e mundur që të aktivizohen të gjitha kapacitetet, përfshirë edhe kapacitetin në Negotinë.
“Të gjitha këto masa janë të lidhura me mjete të caktuara monetare. Për momentin po bëhet ribalanci i buxhetit, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar taktizon rreth mbështetjes dhe kjo i jep argument të fuqishëm Qeverisë të prolongon proceset, por për momentin vlerësojmë se nuk ka hapësirë për anulimin dhe në vijim të javës së ardhshme Qeveria do të duhet të sqarohet rreth kësaj çështje.”- deklaroi Branko Azeski, kryetar i OKMV.
