Oda Ekonomike: Pagat te investitorët e huaj më të ulta për shkak të kualifikimeve

TË FUNDIT

Këshilli për Investime të Huaja mbetet një zë i fuqishëm i komunitetit të biznesit. Potenciali i madh bën që investitorët e huaj të bashkëpunojnë me firmat e vendit, me qëllim të krijohet integrim ekonomik dhe sistem i integruar i investimeve.

Kryetari i sapozgjedhur i Kshillit, Shtefan Peter, tregoi se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në ekonominë, modernizimin e kapaciteteve prodhuese, në rritjen e eksportit, si dhe në punësimin e personave. “Kushtet për punë në zonat të zhvillimit, prej asaj që mund të shoh unë, janë të mira. Që do të thotë se punojnë në ambient të sigurte, me nivel më të lartë të mundshëm mbrojtjes në vendin e punës. Punojnë me standardet më të larta teknike dhe paga u paguhet çdo muaj, por theksi është se kjo ndodh gjithkund”, vlerësoi Peter.

Sipas hulumtimeve të bëra nga Shoqata e Analistëve dhe Hulumtuesve të Rinj dhe të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, mes pagës mesatare të punësuarve në këto kompani të huaja dhe pagës mesatare të punëtorëve në Maqedoni, në vitin 2014 ka dallim rreth 5000 denarë. Pse është kjo kështu, e shpjegon kryetari i Këshillit për Investime të Huaja, Shtefan Peter. “Duhet të përfshijmë faktorë të tipit bonus, ose i famshmi K15, duhet të dimë se në nivel shtetëror, kur llogaritet paga mesatare, këtu hyjnë edhe pagat e larta të një pjese të madhe të drejtuesve, ndoshta jo e imja, por të një pjese të madhe e  udhëheqësve të Maqedonisë. Po ashtu duhet të mbajmë mend se në zonat industriale nuk punësohen njerëz me arsimim  të lartë. Një nga detyrat e Këshillit është që të bëjë krahasimin e vërtetë, në krahasim me pagat. Ato të krahasohen, siç është shprehja  – të mos përziejmë lisa me fshesa”, theksoi ai.

Nga gjithsej 10 kompanitë më të mira, 7 firma të huaja gjenerojnë 2,25 miliardë euro, që është një e katërta e prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë. Vetëm në pjesën e parë të vitit 2015 janë investuar mbi 120 milionë euro, shtoi Peter. Sipas tij, ende ka hapësirë për përmirësimin e dallimeve mes firmave të huaja dhe ato të vendit, dhe se potenciali ende nuk është shfrytëzuar tërësisht. Nga Këshilli i Investimeve të Huaja thonë se këto investime kanë efekt pozitiv në zhvillimit e ekonomisë, dhe se numri i investitorëve të huaj është vazhdimisht në rritje.

Miradije Hasani